Ferit Idrizi nëpërmjet Facebook ka njoftuar që nga sot e tutje pagat e punëtorëve të NPL “Përparimi” do të jenë më të larta për 20%.
Këtë lajm Idrizi e ka dhënë pas një takimi me punëtorët e ndërmarrjes, në sallën e Kuvendit Lokal, sot në orën 15:00.
Postimi i plotë:
20 % RRITJE E PAGËS PËR PUNËTORËT E VYER TË NPL “PËRPARIMI”
Që nga marrja e mandatit, kompanisë lokale publike NPL “Përparimi” vazhdimisht i kemi dhënë punë dhe shërbime nga më të ndryshmet.
Falë bashkëpunimit të ngushtë dhe menaxhimit të mirë të kësaj kompanie, Bordi i ndërmarrjes ka marrë vendim për ngritjen e pagës për 20 % për punëtorët e kësaj ndërmarrjeje.
Leave a comment