Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është pritur në takim nga homologu i saj, Gudni Thorlacius Johannesson, në Rejkjavik të Islandës.
Osmani, në këtë takim ka treguar se nga presidenti Johannesson, ka kërkuar që mbështetja e palëkundur e Islandës për Kosovën të vazhdojë edhe në avancimin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, përgjatë presidencës islandeze.
“Mikpritje e përzemërt nga Presidenti i Islandës, Guðni Thorlacius Jóhannesson sot në Rejkjavik”.“Diskutuam marrëdhëniet tona të mira ndërshtetërore dhe gatishmërinë e përbashkët për t’i thelluar ato. Në diskutim me presidentin Jóhannesson, kërkova që mbështetja e palëkundur e Islandës për Kosovën të vazhdojë edhe në avancimin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, përgjatë presidencës islandeze”.
“Dy vendet tona janë lidere në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut dhe ndajnë vizionin e njëjtë për një Evropë paqësore, të sigurt dhe demokratike”, thuhet në njoftimin e presidencës
Leave a comment