activeKryesoreLajme

Osmani: Pa u bërë 24 orë Serbia shkeli Marrëveshjen, Asociacioni sipas Kushtetutës

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë, të mërkurën, se Serbia duke mos respektuar marrëveshjen, ka konfirmuar se dialogu nuk ka asnjë vlerë për të. Ajo ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare presion dhe penalizime ndaj Serbisë. Ka thënë se Asociacioni do të bëhet në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se Serbia po vazhdon me avazin e vjetër duke mos i respektuar marrëveshjet e arritura në dialog.

Ka thënë se ende pa u mbushur 24 orë nga dakordimi në Ohër, Serbia ka shkelur premtimet e dhëna.

Osmani ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që të ushtrojë presion mbi Serbinë dhe ta penalizojë atë për shkelje të Marrëveshjes.

“Por, përderisa Vuqiçi refuzon t’i zbatojë këto të cilat i ka dhënë dakordësim në takim të mbyllur, por publikisht thotë se nuk do t’i zbatojë, atëherë kjo vërtet rrezikon gjithçka. Dhe shpresoj shumë që do të ketë penalizim të qartë nga komuniteti ndërkombëtar për Serbinë, e cila çdo ditë e më shumë po e dëshmon që me Serbinë historikisht kemi pasur dy grupe negociatash, ose dy procese negociatash. Njëra ka qenë për t’i bindur për të nënshkruar, e tjetra ka qenë për t’i bindur që ta zbatojnë sepse ata asnjëherë nuk zbatojnë. Historia e dëshmon këtë”, ka thënë Osmani.

Osmani ka theksuar se kërkesat për zbatim të marrëveshjeve vetëm ndaj Kosovës janë të padrejta dhe të dëmshme për stabilitetin e paqen në rajon.

“Kosova nuk mund të marr obligime të njëanshme, kjo është marrëveshje dypalëshe, prandaj është marrëveshje ndërkombëtare. Në qoftë se Serbia publikisht deklaron se nuk do t’i zbatojë obligimet e saj atëherë Kosova duhet të presë deri në momentin kur komuniteti ndërkombëtar e bind Serbinë që të veprojë konkretisht jo vetëm me fjalë në zbatimin sidomos të nenit 4 që ka të bëjë me moskundërshtimin e anëtarësimit të Kosovës në cilëndo organizatë ndërkombëtare”, ka thënë ajo.

Sipas saj, shumë gjëra në Aneksin për zbatimin e Marrëveshjes bazë kanë mbetur të paqartësuara.

Për Asociacionin ka thënë se do të bëhet në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

activeBallinaLajme

Kurti: Po punojmë pa u lodhur çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj...

activeBallinaLajme

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Lajme

FOTO: Katër sekrete për një fizik të jashtëzakonshëm nga Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi për mediat se çfarë gjërash bën...

Lajme

A janë të dobishme thashethemet në punë? Ja si duhet ti trajtoni bisedat me kolegët dhe të shmangni keqkuptimet mes jush

Le ta pranojmë të gjithë, thashethemet konsiderohen kripa dhe piperi i vendit...