Nënkryetari i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Michael Georg Link, pas takimit në Ohër, vlerësoi përpjekjet e Bashkimit Evropian dhe SHBA-së në arritjen e progresit dhe zhvillimin e marrëdhënieve normale dhe të fqinjësisë së mirë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Ky është një lajm shumë i mirë nga bisedimet e nivelit të lartë të Dialogut të Brukselit ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, bazuar në progresin e arritur më 27 shkurt të këtij viti, ku palët ranë dakord për planin franko-gjerman, i cili u mbështet nga të gjithë shtetet anëtare të BE-së”, tha Link.
Link shtoi se duke rënë dakord me planin franko-gjerman më 27 shkurt dhe aneksin e tij më 18 mars, Vuçiq dhe Kurti treguan pjekurinë e lidershipit të tyre politik.
Leave a comment