Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), ka kërkuar që profesorëve Bujar Dugolli dhe Ardian Kastrati t’iu shqiptohet masa e largimit nga Universiteti i Prishtinës, pasi Senati i UP-së e ka konfirmuar vendimin e Këshillit të Etikës, se profesorët kanë kryer plagjiaturë.
ORCA tha të hënën nëse nuk ndëshkohen dy të apostrofuarit, përgjegjës për kompromentimin e sistemit arsimor dhe të integritetit akademik janë rektori i UP-së, Qerim Qerimi, kryetari i Këshillit Drejtues, Altin Sahiti dhe ministrja e Ministrisë së Arsimit, Arbërie Nagavci.
Këshilli i Etikës dhe Senati akademik i Universitetit të Prishtinës kanë dështuar ta respektojnë rregullativën në fuqi duke: 1. shqiptuar masa kundërthënëse; 2. shqiptuar masa të pabazuara në rregulloren përkatëse; 3. shkelur parimin e proporcionalitetit të masës ndëshkimore me seriozitetin e shkeljes së kryer, të përcaktuar në rregulloren përkatëse; 4. shkelur parimin e garancisë së mospërsëritjes; 5. mos evidentuar shkeljen e dokumentit më të lartë rregullues të Universitetit të Prishtinës, Statutit të tij”, thuhet në reagimin e ORCA-s.
Leave a comment