Me vizitën dy ditore në Prishtinë, emisari për dialogun Miroslav Lajçk, tha se kreu misionin e tij për përgatitjen e spektrit politik në Kosovë mbi pritjet për takimin e 18 marsit në Ohër.
Megjithatë, opozita në vend thotë edhe pas takimeve me ndërmjetësin evropian, u shpreh se nuk e mbështetë planin e BE-së për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë.
Kjo ka rritur shqetësimet, pasi që pas nënshkrimit, marrëveshja duhet të shkojë në Kuvendin e Kosovës për ratifikim, e pa mbështetjen e opozitës, nuk kalon, kësisoj edhe dialogu i kësaj faze kthehet në pikën zero. Por, presioni ndërkombëtar mund të kthejë opozitën në mbështetje të këtij plani.
Një ditë pas vizitës së të dërguarit të BE-së për dialogun, nga Washingtoni edhe njëherë u përcollën mesazhe për Kosovën e Serbinë.
“Ka një plan të mirë në tryezë. Ekziston një udhërrëfyes, si të arrihet atje. Shpresojmë që të dyja të jenë shumë konstruktive”- tha Ursula von der Leyen – Presidente e Komisionit Evropian
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, pasi pranuan planin evropian për normalizim të marrëdhënieve, do të takohen më 18 mars në Ohër për planin e zbatimit. Kurti ka deklaruar se do të nënshkruaj marrëveshjen, ndërkohë Vuçiç thotë se nuk nënshkruan për njohje të Kosovës. E në anën tjetër, ndërmjetësuesi Miroslav Lajçak deklaron se marrëveshja nuk ka mundësi të mos zbatohet.
Leave a comment