Balonat misterioze të cilat ndezën spekulime se ato ishin objekte të huaja vëzhgimi ose se ishin aktivitete UFO mbi qiellin e Phoenix, u identifikuan si mjete për monitorimin e motit.
Banorët nga zona e Phoenix bënë fotografi të balonave të cilat pluskonin lart në qiellin e qytetit, dhe disa prej tyre fillimisht spekuluan se ato mund të jenë pajisje kineze të vëzhgimit, ose edhe UFO nga hapësira.
“Unë ndodhesh jashtë duke pastruar pishinën dhe ngrita sytë dhe e pashë atë objekt”, tha për Greg Schultz, i cili vuri re një balonë pranë malit Estrella. “Ishte në formë loti, një ngjyrë argjendi e pastër”, raporton UPI, transmeton Telegrafi.
Por në fakt objektet janë identifikuar si tre balona të motit “Thunderhead” të cilat operoheshin nga kompania Aerostar.
“Unë mund të konfirmoj se Aerostar aktualisht është duke operuar sistemet e balonave Thunderhead në zonën e Phoenix. Këto balona janë ngritur në stratosferë, aq shumë mbi zonën e motit që zakonisht përjetojmë në nivelin e tokës”, deklaroi një përfaqësues i Aerostar.
Leave a comment