Turqia është goditur të hënën nga një tërmet shkatërrimtar që ka lënë mijëra të vdekur, mijëra të pastrehë dhe shumë ndërtesa të shkatërruara. Ekipet e kërkim shpëtimit nga shumë vende po vazhdojnë kërkimet e tyre nën rrënoja, transmeton Express.
Përveç videove prekëse ku shihen fëmijët e vegjël teksa nxirren prej rrënojave dhe shpëtohen, në internet po qarkullon edhe një video e një personi të moshuar i cili gjendet nga ekipet e kërkim shpëtimit nën rrëoja në qytetin e Adıyaman .
Ajo që bie në sy është se ai ka një cigare në gojë në momentin kur nxirret nga rrënojat dhe pavarësisht insistimit të kërkim-shpëtuesve ai nuk e hedh cigaren.
I moshuari gjithashtu ka refuzuar edhe që të marr trajtim në spital
Leave a comment