Dennis “Maliq” Barnes, maturanti i shkollës së mesme të New Orleans, i cili u pranua në mbi 185 kolegje dhe mori më shumë se 10 milionë dollarë në oferta bursash, njoftoi të premten se zgjodhi të ndjekë Universitetin Cornell në vjeshtë, raporton CNN.
Barnes e bëri njoftimin nga shkolla e tij, Shkolla e Mesme Ndërkombëtare e New Orleans.
“Unë jam angazhuar të ndjek Universitetin Cornell dhe synoj të ndjek shkenca kompjuterike dhe më vonë të vazhdoj të praktikoj zhvillimin e softuerit”, tha Barnes, i cili veshi një xhup të Universitetit Cornell gjatë njoftimit.
“Sot është një ditë emocionuese për mua dhe familjen time dhe mezi pres të punoj me kolegjin e inxhinierisë Cornell gjatë rrjedhës së arsimit tim universitar”.
Nxënësi, i cili po diplomohet dy vjet më herët, i tha CNN-it muajin e kaluar se donte të ndiqte shkenca kompjuterike dhe më pas të shkonte në shkollën juridike. Ai filloi të aplikonte në shkolla në gusht 2022 dhe tha se fillimisht nuk kishte ndërmend të vendoste ndonjë rekord.
“Teksa aplikova në më shumë shkolla, teksa numri im u rrit, me ndihmën financiare dhe pranimet në universitete, u intrigova”, tha Barnes, duke shtuar se kur iu tha se ishte afër rekordit, ai “thjesht shkoi për të..”.
Të premten Barnes tha se që në moshë të re e ka ditur gjithmonë atë që donte të bënte dhe se zgjodhi Universitetin Cornell, me vendndodhje në Ithaca, Nju Jork, sepse universiteti është “Liga më e mirë e Ivy për inxhinieri”. Ai shtoi se donte të ndiqte një shkollë që “do t’i krijonte sukses dhe t’i jepte një arsim cilësor”
Leave a comment