Lajme

Ngjyrat dhe fytyrat magjike të Festivalit të Gjirokastrës që magjepsën francezët

Festivali Folklorik i Gjirokastrës ka qenë jo vetëm një sukses i trashëgimisë kulturore shqiptare, por edhe një event që ka bërë bujë jashtë Shqipërie.

Kanali i parë i televizionit francez TF!, një nga televizionet më të rëndësishme të europës, i ka kushtuar një speciale eventit në Gjirokastër. Të cilin e sjell në faqet e tij kryeministri Edi Rama.

“Surprizë e bukur në një prej televizioneve me audiencën më të lartë në Francë siç është #TF1 që i dhuroi publikut frankofon në pesë minuta gjithë magjinë e Gjirokastrës, sokaket e së cilës gëlojnë nga turistët këtë fillim vere, në udhëtimin mbresëlënës nga legjenda e Argjirosë, deri te turizmi kulinar, natyror e kulturor që ofrohet në zonë, si shembulli më i kristaltë i transformimit kolosal që ka ndodhur në këto vite”, shkruan Rama në faqen e tij në Facebook.

about:blank Ndërkaq, fotoreporteri Genti Shkullaku i LSA, ka sjellë një kolazh të këndshëm fotosh që tregojnë ngjyra e fytyra, atmosferë dhe jetë nga një event që ka dhuruar një dinamikë pozitive edhe për sezonin turistik. Në fotot e Shkullakut ka përveç ngjyrave të festivalit, edhe personazhe të njohur publikë që e kanë ndjekur eventin për t’i dhënë më shumë support e për të përfituar në rritjen e popullaritetit të tyre.

Më poshtë mund të shfletonin albumin e bukur fotografik për natën e fundit të Festivalit të Gjirokastrës, por edhe videon me titra shqip të televizionit francez.

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

activeBallinaLajme

Kurti: Po punojmë pa u lodhur çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj...

activeBallinaLajme

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Lajme

FOTO: Katër sekrete për një fizik të jashtëzakonshëm nga Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi për mediat se çfarë gjërash bën...

Lajme

A janë të dobishme thashethemet në punë? Ja si duhet ti trajtoni bisedat me kolegët dhe të shmangni keqkuptimet mes jush

Le ta pranojmë të gjithë, thashethemet konsiderohen kripa dhe piperi i vendit...