activeKryesoreLajme

Nga e enjtja s’lejohen vetura pa stikerë

Nga e enjtja e 16 marsit asnjë veturë në Kosovë s’do të lejohet të qarkullojë nëpër rrugët e vendit pa ngjitës (stiker) që tregon se vetura e ka të kryer procesin e regjistrimit, ashtu siç parashihet me ligjet në fuqi, ka bërë të ditur Byroja Kosovare e Sigurimit të mërkurën.

Sipas BKS-së, në vitin e parë të projektit për vendosjen e ngjitësve “rezultatet janë të dukshme”.

“Por, efekti do të jetë më i madh nga nesër 16.03.2023, kur asnjë veturë nëpër rrugët e Kosovës më nuk duhet të jetë pa stikers”, thuhet në njoftim.

Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit, Sami Mazreku, ka thënë se projekti ka dhënë rezultate të mëdha vitin e parë, por rezultat edhe më të mëdha do të jepen sivjet.

“Vitin e parë ngjitësi ka pasur ngjyrë të kuqe, ketë vit ka ngjyrë të gjelbër dhe praktikisht sot bëhen 1 vit, kështu që nga nesër asnjë automjetet nëpër rrugët e Kosovës nuk duhet të jetë pa ngjitës”, ka thënë ai, bëhet e ditur në një njoftim të BKS-së.

Sipas tij, përmes këtij projekti pritet të ulet numri i veturave të paregjistruara.

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

activeBallinaLajme

Kurti: Po punojmë pa u lodhur çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj...

activeBallinaLajme

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Lajme

FOTO: Katër sekrete për një fizik të jashtëzakonshëm nga Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi për mediat se çfarë gjërash bën...

Lajme

A janë të dobishme thashethemet në punë? Ja si duhet ti trajtoni bisedat me kolegët dhe të shmangni keqkuptimet mes jush

Le ta pranojmë të gjithë, thashethemet konsiderohen kripa dhe piperi i vendit...