activeKryesoreLajme

Nga dita e hënë mbyllet përkohësisht rruga Kllokot-Gjilan

Rruga Kllokot-Gjilan do të mbyllet përkohësisht, nga data 13 mars, për shkak të punimeve në rehabilitimin e disa segmenteve në këtë pjesë.

Kështu ka njoftuar Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës derisa ka thekuar se do të ketë devijim të trafikut për 30 ditë.

Ministria ka kërkuar nga qytetarët që t’i shfrytëzojnë rrugët alternative ndërsa ka shtuar se banorët do të mund t’i shfrytëzojnë me kujdes të shtuar rrugët ekzistuese.

Gjithashtu është publikuar një hartë e cila tregon se nga do të mund të qarkullojnë automjetet gjatë kësaj periudhe.

“Për shkak të punimeve në rehabilitimin e disa segmenteve të rrugës Nacionale N25.3 Kllokot – Gjilan, gjegjësisht nga fshati Livoç i Poshtëm, gjithashtu nga fshati Budrigë e Poshtme, Pasjan, Velekincë deri në Gjilan do të mbyllet për qarkullimi të automjeteve nga data 13 mars 2023 dhe do të ketë devijim të trafikut për 30 ditë prej orës 07:00 deri në orën 18:00. Ju lutemi që përgjatë kësaj kohe automjete jo më të mëdha se 3.5 t t’i shfrytëzojnë rrugët alternative, ndërsa banorët e vendbanimeve përgjatë këtij segmenti mund të shfrytëzojnë me kujdes të shtuar rrugën ekzistuese”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

activeBallinaLajme

Kurti: Po punojmë pa u lodhur çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj...

activeBallinaLajme

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Lajme

FOTO: Katër sekrete për një fizik të jashtëzakonshëm nga Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi për mediat se çfarë gjërash bën...

Lajme

A janë të dobishme thashethemet në punë? Ja si duhet ti trajtoni bisedat me kolegët dhe të shmangni keqkuptimet mes jush

Le ta pranojmë të gjithë, thashethemet konsiderohen kripa dhe piperi i vendit...