Lajme

Ndërron jetë gruaja që kishte 31 vite në koma

Miriam Visintin, një grua 57-vjeçare nga Treviso (Itali), vdiq pasi kaloi 31 vite në koma. Historia e saj tragjike filloi në prag të Krishtlindjeve të vitit 1991, kur humbi ndjenjat pasi pësoi një aksident rrugor. Që nga ajo ditë, Miriami nuk është zgjuar më.

Miriami humbi ndjenjat rrugës për në punë, u përplas me një shtyllë dhe mori një goditje në kokë që i shkaktoi dëmtime të rënda, që e futën në koma.

Bashkëshorti i saj, Angelo Farina, i ka qëndruar pranë gjatë gjithë këtyre viteve.

“Jam i lumtur për të, më në fund ajo është ngjitur në parajsë. Mendoj se ka vuajtur shumë gjatë këtyre viteve. Kishim vetëm një vit e gjysmë të martuar kur ndodhi tragjedia. Ishim të rinj dhe kishim shumë plane, i pëlqenim shumë fëmijët. Fati ishte mizor me të, tepër mizor. Nuk e meritonte. Vazhdoj ta them dhe do ta them edhe në të ardhmen”, tha Farina.

Gruaja ndërroi jetë për shkaqe natyrale në spitalin San Bassiano, ku ishte shtruar dy muaj më parë dhe gjatë kësaj kohe pati dy arreste kardiake.

“Dua të falënderoj veçanërisht motrat e Miriamit, Rosanna dhe Carmen, kunetërit e tyre dhe nënën e saj María, të cilat kanë bërë kaq shumë gjatë viteve”, shtoi bashkëshorti.

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

activeBallinaLajme

Kurti: Po punojmë pa u lodhur çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj...

activeBallinaLajme

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Lajme

FOTO: Katër sekrete për një fizik të jashtëzakonshëm nga Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi për mediat se çfarë gjërash bën...

Lajme

A janë të dobishme thashethemet në punë? Ja si duhet ti trajtoni bisedat me kolegët dhe të shmangni keqkuptimet mes jush

Le ta pranojmë të gjithë, thashethemet konsiderohen kripa dhe piperi i vendit...