Lajme


Ndërkombëtarët, Kosovës dhe Serbisë: Zbatojini me shpejtësi marrëveshjet!

Gjermania, NATO, Turqia kanë përshëndetur dakordimin e arritur të shtunën në Ohër për zbatimin e marrëveshjes për normalizmin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Kërkesa e tyre është që Kosova dhe Serbia të zbatojnë me shpejtësi çështjet e dakorduara në marrëveshje.

Steffen Hebestreit, zëdhënës i Qeverisë Federale të Gjermanisë, shkroi në Twitter se tani gjithçka mbetet te zbatimi.

“Urime për këtë përparim për të vendosur marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës në një bazë të re! Tani gjithçka ka të bëjë me marrjen e udhëheqjes për mbajtjen dhe zbatimin e asaj që është rënë dakord. Ne do të jemi në krahun tuaj për ta përmbushur perspektivën tuaj europiane!”, shkroi Hebestreit.

Këtë e shpërndau edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, duke shkruar se nevojitet “përparim i shpejtë”.

“Në të vërtetë, pa vonesë ne tani kemi nevojë për përparim të shpejtë në të gjitha çështjet e dakorduara”, shkroi ambasadori gjerman.

Edhe zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu, ka bërë të ditur se aleanca veriatlantike e mirëpret dakordimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq për marrëveshjen e propozuar nga Bashkimi Evropian.

“Ne i shtyjmë të dyja palët që sa më shpejtë të zbatojnë atë që kanë rënë dakord, po ashtu kërkojmë që të ketë zbatim të plotë marrëveshja”.

“Ne jemi të përkushtuar për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor duke përfshirë edhe KFOR-in”, ka shkruar Lungescu në Twitter.

Edhe Ministria e Jashtme e Turqisë thotë se do të mbështesë të gjitha nismat që synojnë normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

 “Ne mirëpresim që në vazhdën e arritjes së marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel më 27 shkurt 2023, në kuadër të udhërrëfyesit të Bashkimit Evropian, liderët e Kosovës dhe Serbisë ranë dakord për zbatimin e aneksit të lartpërmendur me marrëveshje më 18 mars 2023 në Ohër”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme turke.

Ministria shprehu shpresën e saj se palët “do të respektojnë plotësisht dispozitat e marrëveshjes në fjalë dhe do të arrijnë rezultate konkrete në periudhën e ardhshme”.

“Vendi ynë ka kontribuar në proces, veçanërisht në çështjen e shpërndarjes së energjisë elektrike. Presidenti ynë së fundi ka pasur takime të ndara me presidentin serb Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës Kurti. Si Turqi, ne do të vazhdojmë të mbështesim të gjitha iniciativat që synojnë normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosova dhe Serbia”, thuhet në njoftim. /Reporteri

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

activeBallinaLajme

Kurti: Po punojmë pa u lodhur çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj...

activeBallinaLajme

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Lajme

FOTO: Katër sekrete për një fizik të jashtëzakonshëm nga Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi për mediat se çfarë gjërash bën...

Lajme

A janë të dobishme thashethemet në punë? Ja si duhet ti trajtoni bisedat me kolegët dhe të shmangni keqkuptimet mes jush

Le ta pranojmë të gjithë, thashethemet konsiderohen kripa dhe piperi i vendit...