Ballina

Ndarja e brendshme e Kosovës, një Zajebnicë dhe disa asociacione

Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA

Kosovën e japim, Serbinë jo: Jo fort moti rrugët dhe sheshet e Prishtinës dhe qyteteve tjera të Kosovës mbusheshin me protestues në mbrojtje të Republikës së Dytë, si pararendëse e një Republike të Tretë që aktualisht po kalon nëpër vuajtjet e Tantalit e që po duan ta shtrijnë në Shtratin e Prokrustit. Shkak dhe pasojë është Asociacioni i Komunave me shumicë serbe (emërtim zyrtar) ndërsa LV-ja e pati quajtur Zajednicë kurse unë e korrigjova gjuhësisht duke e quajtur Zajebnicë. Nëse e kemi parasysh qëllimin e Serbisë e që tani duket se është bërë edhe qëllim i ndërkombëtarëve atëherë duket se jemi në një rrugë njëkahëshe, pa asnjë shtegdalje përveç formimit të këtij mekanizmi parashtetëror. Realisht në vitin 2013 ishte arritur një marrëveshje në Bruksel për themelimin e Asociacionit – Zajebnicës e që ishte ratifikuar në Kuvendin e Kosovës në vitin 2015 me 2/3 e deputetëve, siç parashihet për një marrëveshje ndërkombëtare. Gjykata Kushtetuese e Kosovës kishte gjetur shkelje në 22 pika që ishin në kundërshtim me Kushtetutën por se kishte rekomanduar që të vazhdohet me formimin e Zajebnicës. Kjo tregon se Gjykata Kushtetuese nuk ka kapacitet e as kompetencë të ndalojë formimin e Zajebnicës për faktin se çdo marrëveshje ndërkombëtare është mbi Gjykatën Kushtetuese dhe të gjitha përpjekjet që bëhen sot janë lojëra sepse Zajebnica megjithatë, po kalon. Serbia nuk është e gatshme ta pranojë që të bisedohet për një marrëveshje që e ka kapacitetin e një marrëveshjeje Ndërkombëtare aq më parë që Zajebnicën e konsideron si “Dhurat Hyjnore” për ta përligjur praninë, ndikimin dhe vendimmarrjen për çështje të brendshme të Kosovës e që është në kundërshtim të plotë me të drejtën ndërkombëtare. Ata që e kanë pranuar Zajebnicën, si kushtëzim të ndërkombëtarëve dhe që i kanë hapur derën e madhe për një Ahtisari plus, është dashur edhe ta formojnë Zajebnicën mirëpo nuk ishte bërë asnjë propozim për tekstin e statutit dhe dokumenteve tjera përcjellëse me të cilat do të përcaktohej fushëveprimi dhe kompetencat e këtij mekanizmi që na ka shkaktuar dhe po na shkakton shumë probleme, si në planin e brendshëm, duke shkaktuar shumë përçarje midis shqiptarëve dhe subjekteve politike ashtu edhe në planin e jashtëm duke e kushtëzuar presionin e faktorit vendimmarrës ndërkombëtar, tash të sforcuar edhe me një propozim që e vë Kosovën në vdekje klinike politike dhe institucionale sikur që është propozimi franko-gjerman, i njëjtësuar si propozim evropian dhe i përkrahur edhe nga ShBA-të. LV-ja, krejt fushatën elektorale e ka ndërtuar kundër Zajebnicës dhe marrëveshjeve tjera të Brukselit për të cilat ishte një zotim publik se do të rishikohen dhe se nuk do të pranohen. Për të arritur këto qëllime kërkonin mbi 50 për qind të votave sepse, në të kundërtën nuk do të kishin mundësi të realizojnë premtimet elektorale. Në emër të Zajebnicës dhe kundër Zajebnicës ka pasur protestues të ekzekutuar, shumë të plagosur, arrestime të shumta të protestuesve, dhunë ndaj protestuesve, arrestime dhe dënime të shqiptuara sikur që ishte ushtruar një dhunë jonormale, e paarsyeshme dhe kundër çdo logjike ndaj policëve të Policisë së Kosovës të cilët, maksimalisht tregoheshin të matur dhe të rezervuar ndaj protestuesve, si gjatë protestave e në veçanti në kohën kur ishin të privuar nga liria. Në anën tjetër protestuesit nuk ushtronin asnjë dhunë ndaj policëve ndërkombëtarë, qoftë se nuk kishin guxim apo ndonjë qëllimi tjetër. Ishin raste të rralla kur policët e Kosovës ushtruan dhunë ndaj protestuesve madje në shumë raste, më mirë janë sjell policët kosovarë ndaj demonstruesve, se demonstruesit ndaj policëve. Isha dëshmitar në, së paku 90 për qind të rasteve ku përballeshin policët me demonstrues dhe i kam vizituar thuaja të gjithë të privuarit nga liria gjatë shtatë ditëve të javë në orarin 24 orësh, pa u penguar asnjëherë nga policët apo stafi mbajtës dhe korrektues.

Zajebnica me shumë emra, si kuçedra me shumë kokë: LV-ja, sidomos udhëheqësit e saj në Prishtinë dhe Grupi Anarkist në Tiranë që, për dallim nga Grupi Anarkist i Shkodrës nuk kanë, as guxim e as koçe të përballen edhe me rrezikun më të vogël, ushqyen pritje shumë të mëdha te anëtarësia dhe votuesit e të gjitha subjekteve tjera politike, të pakënaqur me gjendjen sikur edhe me të papërcaktuarit, se, me të ardhur në pushtet, FSK-ja do të bëhet ushtri  dhe do të dërgohet në veri të Kosovës, se Policia e Kosovës të cilën aq pamëshirshëm e rrahën, e fyen dhe poshtëruan pikërisht këta që janë sot në pushtet do t’i çbëjë strukturat paralele, se Marrëveshjet e Brukselit do të vendosen në arkiva e se Zajbnica do të mbetet vetëm shprehje gjuhësore, pa asnjë mundësi të zbatimit, se nuk bisedojnë asnjëherë me Serbinë dhe Vuçiqin pa kërkuar falje, se nuk do të ulen për bisedime pa zbardhjen e fatit të personave të pagjetur, se nepotizmin dhe punësimet familjare do t’i lënë për syneti, kanaxheqe, dasme e ahengje të tjera se do ta padisin Serbinë për gjenocid e shumë e shumë premtime që, sa të jeni në opozitë nuk nxisin asnjë përgjegjësi ligjore kurse përgjegjësia morale në Kosovë është e pranishme sa edhe dinozaurët e epokës së gurit. Është e qartë se sa ishin në opozitë, LV-ja nuk kishte informata të mjaftueshme për gjendjen reale kurse, sa e mori pushtetin, jotransparencën e bëri simbol identifikues duke mbyllur burimet e informatave apo duke shpërndarë informata glorifikues, si në Korenë e Veriut apo duke informuar anëtarësinë sikur në kohën e Revolucionit kinez, me deci bao, gazeta muri kur njëri (i besuari i partisë lexon përmbajtjen kurse anëtarësia vetëm dëgjon fjalët dhe mësimet e liderit dhe Mësuesit të Madh duke aplauduar, pa asnjë kundërshtim). Kështu disiplinohen masat ndërsa të pabindurit drejt e në gulag apo, si dënim më i butë, linçim moral publik përmes jeniçerëve kujdestarë të rrjeteve sociale. Nëse më herët na kanë konsideruar si idiotë, tash po bëjnë përpjekje të na trajtojnë sipas asaj si na kanë konsideruar, idiotë e shkuar idiotëve! Tash, Zajebnicën, nga një distancë e sigurt po e kundërshtojnë, deri në kolën e fundit apo salmonin e fundit të tymosur dhe të patymosur, pasardhësit, pa bythë, pa koç… dhe pa guxim të Vojo Kushit, Sadik Premtes, Sadik Stavileci, Anastas Lulos dhe të tjerëve, duke kërkuar të flijohemi edhe kundër Vuçiqit, Putinit, Sholcit, zonjës Makron e deri edhe të Xhoe Bajden. Këta nuk i llogarisin as si mikrofaktorë Eskobarin, Cholletin, Blinkenin, rrencin dhe mashtruesin Lajçak sikur edhe Rrahman Morinën e Katalonjës, Josef Borrell. Në anën tjetër, vetëm gjumi po i ndanë kryeministrin Kurti dhe ajnshtajnin negociues nga Muçibaba, Nik Limin, aq shumë janë të lidhur, madje edhe drekat dhe darkat po i fillojnë me himnin: “rreth drekave dhe darkave të përbashkuar, me një dëshirë, me një qëllim, se Zajebnicën e kemi pranuar, me të njëjtën përmbajtje por me një tjetër emërtim…”.

  • Realisht, të gjithë po garantojnë, përmes deklaratave publike por jo edhe të nënshkruar në letër se nuk do të lejohet një Republika Srpska e Bosnjës në Kosovë. Në rregull por unë i kam rezervat e mia, jam shumë mosbesues! Nuk jam pjesë e  institucioneve prandaj e kam këtë mundësi dhe komoditet, sikur kur LV-ja ishte në opozitë. Po të isha në pushtet, sigurisht se do ta këndoja këngën, jo Zajebnica nuk kalon por këngën e Lajçakut, Borrellit dhe Eskobarit se Asociacioni ka kaluar. Ne shqiptarët që dikur ishim patriotë kurse sot jemi patriotë folklorikë, polifoninë e kemi shumë të dashur prandaj, nga kjo pozitë, besoj se edhe Albin Kurti dhe LV-ja bashkë me presidenten po vazhdojnë ta këndojnë se Zajebnica nuk kalon kurse, në anën tjetër po ia mbajnë ison, si zëra përcjellës Lajçakut, Borrellit dhe Eskobarit me Asociacioni kalon.

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

activeBallinaLajme

Kurti: Po punojmë pa u lodhur çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj...

activeBallinaLajme

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Ballina

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

activeBallinaKryesoreLajme

26 vjet nga protestat studentore, revolucioni i ndryshimit

Sot mbushen 26 vjet nga protestat e Lëvizjes Studentore të vitit 1997....