Analisti Imer Mushkolaj ka treguar për kushtet vështira në të cilat punon Policia e Kosovës.
Ai ka bërë me dije se policia nuk ka kurrfarë sigurimi, nuk ka ligj për pensionim të parakohshëm dhe nuk i marrin shtesat.
Sipas tij, institucionet e Kosovës duhet të krijojnë kushte të dinjitetshme për ta.
“Me punën e policisë po dimë të krenohemi të gjithë, por kushtet në të cilat ata punojnë nuk janë aspak të mira. Ata nuk kanë kurrfarë sigurimi, nuk kanë ligj për pensionim të parakohshëm, nuk iu paguhet rrezikshmëria, e as shujta. Institucionet duhet që sa më parë kushte të dinjitetshme për ta. Vetëm atëherë mund të krenohemi si duhet. Me dinjitet”, ka shkruar Mushkolaj në profilin e tij në “Facebook”.
Leave a comment