Goli ishte fantazmë, u shkelën rregullat e futbollit
Trajneri i Prishtinës, Ismet Munish ka “shpërthyer” pas humbjes nga Dukagjini për shkak të golit të vetëm që vulosi epilogun përfundimtar, e që u protestua ashpër nga kryqytetasit.
Prishtina humbi 1:0 nga Dukagjini në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, shkruan Demokracia.com.
Munishi tha se me golin e pranuar për Dukagjinin u “shkelën rregullat e futbollit”.
“Skuadrën e thirra që ta qetësojë. Sot ishte vështirë të fitohet këtu. E kam dëgjuar me veshët e mi që referi fishkëlloi. U ndal loja dhe më pas u shënua goli. Pra u shkelën rregullat e futbollit. Gol fantazmë. Nuk ekzistoi”, ka thënë Munishi pas ndeshjes për Art Sport.
“I përgëzoi lojtarët për angazhim. Fusha e rëndësuar. Nuk kishte kushte për pasimin e fundit, ishte vështirë. Lojtarët e bënë detyrën e tyre, por një herë e përgjithmonë duhet të rregullohen gjërat. Nuk shkon kështu. Kemi skuadër shumë të mirë, kemi bërë punë të mirë. Po të ishte çdo gjë korrekte do të kishim pikë edhe më shumë. Por jetojmë në këto kushte. Duhet të rregullohen gjërat, kjo është e tepërt”, ka shtuar trajneri i Prishtinës./Demokracia.com/
Leave a comment