activeKryesoreLajme

“Mos u zgërdhij, unë s’të respektoj fare”, përplasje mes Hotit e Muratit për Trustin

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, është përplasur me ministrin e Financave, Hekuran Murati, në Komisionin për Buxhet dhe Financa.

Ata po diskutonin për çështjen e emërimit të Bordit të Trustit Pensional, derisa Hoti i tha Muratit se në diskutim duhet të jetë serioz e të mos zgërdhihet.

“Kur të flas, të kisha lutur të jesh shumë serioz. As mos me ndërhyjë, as mos m’u zgërdhi kur të flas. Ti e di që unë nuk të respektoj fare, por je ministër dhe duhet të japësh përgjegjësi për çështje që unë i ngris si deputet”, deklaroi Hoti.

Ministri Murati iu përgjigj duke thënë se është serioz, ndërsa më pas debati u bë për përgjegjësinë e Ministrisë për Bordin.

“…Ty t’u ka tekur të mos përgjigjesh në shkresat e guvernatorit. Mos të ketë asnjë sqarim pse s’është zgjedhur Bordi, mos me njoftuar Komisionin e Kuvendin për gjendjen e krijuar, kjo është papërgjegjësi. Nuk mbaron kjo punë me kaq”, deklaroi Hoti.

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

activeBallinaLajme

Kurti: Po punojmë pa u lodhur çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj...

activeBallinaLajme

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Lajme

FOTO: Katër sekrete për një fizik të jashtëzakonshëm nga Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi për mediat se çfarë gjërash bën...

Lajme

A janë të dobishme thashethemet në punë? Ja si duhet ti trajtoni bisedat me kolegët dhe të shmangni keqkuptimet mes jush

Le ta pranojmë të gjithë, thashethemet konsiderohen kripa dhe piperi i vendit...