Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë të ditur se këtë javë nuk do të ketë asnjë seancë plenare.
Arsyeja për mosmbajtjen e tyre, sipas saj, është për shkak të dy delegacioneve, të cilat janë jashtë vendit.
Ajo bëri të ditur se njëri ka udhëtuar për në Tajvan, kurse tjetri do të takohet me komisionin për stabilizim-asociim.
Kusari – Lila foli edhe për planin evropian dhe takimin e 18 marsit, në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi.
“Pala kosovare ka prezantuar gatishmërinë për t’u dakorduar për një plan që rrjedh nga propozimi evropian. Presim qasje konstruktive, edhe pse mund të flasim vetëm për njërën palë. A do të ketë sukses takimi në Ohër, mbetet të shihet. Sa i përket përmbajtjes, është ende në proces. Ajo është në mes të palëve”, është shprehur ajo.
Ajo foli edhe në lidhje me shtrenjtimin e energjisë, por nuk bëri të ditur nëse një gjë e tillë do të ndodhë apo jo.
Leave a comment