Reperja e njohur shqiptare, Melinda Ademi është tejet aktive si me projekte të reja ashtu edhe në rrjetet sociale.
Rap-artistja merr vëmendje të madhe me secilin postim që bën dhe njëjtë ka ndodhur edhe së fundmi.
Melinda postoi disa imazhe e veshur me një kostum në të shkurtra me ngjyrë të kuqe, bluzë dhe pantallona lëkure.
Flokët e gjata i la të lira sipër shpatullave, ndërsa kishte një makijazh të theksuar dhe aksesor për të kompletuar dukjen. Autorja e “Mere” dukej më në formë se kurrë më parë, teksa të shumta ishin edhe komentet nga ana e fansave.
Ndërkohë, Melinda aktualisht po shijon suksesin e bashkëpunimit të fundit me reperin e njohur, Bardhin “Ferrari”.
Përveç kësaj, reperja mbetet e angazhuar me mbrëmje muzikore dhe koncerte si në Kosovë dhe Shqipëri ashtu edhe në diasporë.
Leave a comment