Reperja e njohur, Melinda Ademi, gjatë kësaj kohe është tejet e angazhuar me mbrëmje e koncerte.
Bukuroshja, e ndjekur nga mbi një milion njerëz në Instagram, shpesh ndan imazhe e video atraktive.
Artistja shqiptare së fundmi ka publikuar disa fotografi, me anë të të cilave ka marrë vëmendje.
Ajo vjen e veshur me një kostum dypjesësh ngjyrë hiri, i cili është i zbukuruar me disa gurë shkëlqyes.
Krijuesja e hitit “Mëkatare” mban në duar një maçok, ndërkohë që ka vënë në pah linjat trupore.E njëjta këtë verë solli edhe disa këngë të reja, një bashkëpunim me Skerdin, një me Bardhin dhe një me Rina Balajn.
Secili projekt deri më tani ka mbledhur miliona klikime në platformën YouTube.
Leave a comment