Analisti Paçarizi ne emisionin Rubikon tha se me këtë marrëveshje Kosova po e pranon se nuk është shtet.
Më 18 mars në Ohër kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, do ta diskutojnë aneksin e marrëveshjes të Planit evropian.
Me këtë rast, Kurti dhe Vuçiq, do të flasin rreth zbatimit të këtij dakordimi mes dyja vendeve. Than ne Klan Kosova
Paçarizi tha se Kurti, me këtë rast e ka huqur totalisht.
“Në këtë marrëveshje e ka huqur totalisht, në secilën pikë. Prej preambulës, prej faktit që Kosova e pranon faktin që të mos e paragjykojë statusin e vet, e ka shpallur pavarësinë dhe shiko se çka ka ndodhur, hajt se s’po e paragjykojmë pavarësinë”, tha Paçarizi.
“Tash Kosova edhe në raport me Serbinë po e pranon që nuk është shtet. Ndoshta jemi shtet, ndoshta nuk jemi”, theksoi ai.
Leave a comment