activeBallinaLajme

Mbrojtja e Thaçit kërkon aktgjykim lirues për të gjitha pikat e aktakuzës si rezultat i thirrjes në vetëmbrojtje

Mbrojtja e ish-Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë thirrje për një aktgjykim lirues për të gjitha pikat e aktakuzës ndaj tij, duke pretenduar se ka vepruar në vetëmbrojtje gjatë periudhës së krimit të pretenduar.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi po akuzohen me gjashtë aktakuza për krime lufte.

Në një shkresë, avokati Gregory Kehoe argumenton se Thaçi ka vepruar në përgjigje të përdorimit të forcës nga Republika Federale e Jugosllavisë dhe Serbisë, dhe ka vepruar në mbrojtje të civilëve.

“Gjatë gjithë kohës që lidhet me periudhën e aktakuzës, z. Thaçi ndërmori (1) veprim në përgjigje të përdorimit të menjëhershëm dhe të paligjshëm të forcës nga forcat e lidhura me Republikën Federale të Jugosllavisë dhe Republikën e Serbisë dhe (2) në mbrojtje të personave dhe pronës së mbrojtur, duke përfshirë popullatën civile të Kosovës. Veprimet e Thaçit ishin në proporcion me shkallën e rrezikshmërisë së Forcave Serbe”- përshkruhet në shkresë.

Gregory Kehoe më tej thotë se e drejta ndërkombëtare zakonore ofron bazën ligjore për thirrjen e vetëmbrojtjes duke iu referuar Statutit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe aktgjykimin gjyqësor Kordiç dhe Cerkez nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë.

“Efekti juridik i vetëmbrojtjes është përjashtimi i përgjegjësisë penale të Thaçit për krimet e pretenduara në aktakuzë, duke përfshirë (por pa u kufizuar në) pretendimet lidhur me ndalimin e paligjshëm në Pikën 3;4, pretendimet e përfshira në paragrafin 12 të Dosjes Paraprake të ZPS-së, dhe pretendimet lidhur me një qëllim të supozuar të përbashkët kriminal të Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale (“NPK”), dhe për veprimet e ndërmarra nga të tjerët në vetëmbrojtje për të cilat ZPS e akuzon z.Thaçi për përgjegjësi penale si ndihmës, si epror, ose nëpërmjet NPK III”- thuhet në shkresë.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi po mbahen në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.Deri më tani, Gjykata ka refuzuar çdo kërkesë për mbrojtje në liri të ish-krerëve të UÇK-së.
Më 29 prill të vitit të kaluar, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

activeBallinaLajme

Kurti: Po punojmë pa u lodhur çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj...

activeBallinaLajme

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Ballina

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Lajme

FOTO: Katër sekrete për një fizik të jashtëzakonshëm nga Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi për mediat se çfarë gjërash bën...