Lajme

Mbi 11 mijë viktima nga termeti në Turqi dhe Siri

Numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues që ka goditur Turqinë dhe Sirinë ka arritur në të paktën 11 mijë e 376, sipas autoriteteve.

Në Turqi, numri i të vdekurve është rritur në të paktën 8 mijë e 574 dhe rreth 50 mijë të tjerë të raportuar të lënduar, ka thënë presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, sot në një konferencë televizive, gjatë një vizite në zonat e fatkeqësive pranë epiqendrës së tërmetit.

Në Siri, numri i përgjithshëm i vdekjeve tani është 2 mijë e 802, duke përfshirë 1 mijë e 540 në zonat e kontrolluara nga rebelët në veriperëndim, sipas “Helmetave të Bardha” dhe 1 mijë e 262 vdekje në pjesët e kontrolluara nga qeveria.

Numri i përgjithshëm i personave të lënduar në Siri në të gjitha territoret e prekura është rritur në 5008 [2258 në zonën e kontrolluar nga qeveria dhe 2750 në zonën e kontrolluar nga rebelët], shkruan CNN.

Agjencitë e ndihmës dhe punonjësit e urgjencës kanë thënë se numri i të vdekurve ka të ngjarë të rritet më tej.

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

activeBallinaLajme

Kurti: Po punojmë pa u lodhur çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj...

activeBallinaLajme

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Lajme

FOTO: Katër sekrete për një fizik të jashtëzakonshëm nga Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi për mediat se çfarë gjërash bën...

Lajme

A janë të dobishme thashethemet në punë? Ja si duhet ti trajtoni bisedat me kolegët dhe të shmangni keqkuptimet mes jush

Le ta pranojmë të gjithë, thashethemet konsiderohen kripa dhe piperi i vendit...