Në orët e vona të mbrëmjes së të shtunës ka mbërrin në Durrës anija më e madhe që ka shkarkuar në një port shqiptar, cisterna e naftës Perseus Star 116000 dwt dhe 15 metra zhytje.
Anija e ngarkuar me naftë të përpunuar në Portin Sikka në Indi shkarkon në terminalin MBM në Porto Romano.
Shkarkimi realizohet për herë të parë në largësi 1.5 milje nga bregu dhe thellësinë 20 metra nëpërmjet tubave të shtrira nga bregu deri te anija, e cila qëndron në det e lidhur në 6 bova (sistemi multi boy moring), aplikuar për herë të parë në Adriatik.
Anija 250 metra e gjatë dhe 44 metra e gjerë mban flamurin Marshall Islands. /euronews.al
Leave a comment