Në Qendren e Kultures ”Hasan Prishtina” në Vushtrri sot u mbajt Akademi Perkujtimore ku u kujtua Komandant Ismet Hoxha – Majori. U kujtua dhe u vleresua lart angazhimi dhe kontributi i Majorit i cili dallohej me intelektin, diapazonin, trimerinë, fisnikerinë, bujarinë, atdhedashurinë e qendrimet e tij të qarta kunder pretendimeve armiqesore për ndërrim të identitetit kombetar.
Këtë Akademi e nderuan shoket, bashkeluftetaret e dashamiret e Majorit.
Prezent ishin shume figura te njohura te cilet kane dhënë kontribut dhe vazhdojne të bëjne atë për të miren e kombit si:
-Mensur Kasumi – Gjeneral i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
-Bekim Shyti – Komandant i Njësisë Speciale të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
-Ferit Idrizi – Kryetar i Komunes së Vushtrrisë njëherit edhe ushtar i UÇK-së
-Bekim Haxhiu – Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Komandant i UÇK-se.
-Xhafer Gashi – Kryetar i Komunes se Obiliqit dhe Zv.Komandant i UÇK-se ne Koshare
-Ali Jonuzi – Bashkeluftetar i Komandant Adem Jasharit
-Ramadan Manovi – Bashkeluftetar i Adem Jasharit
-Hashim e Fevzi Izmaku – Luftetar te UÇK-se.
-Abdullah Vojvoda – Doktor i cili dha kontributin e tij ne luften e UÇK-se
-Xhemajl Duraku – Solist i njohur dhe i nderuar.
-Bashkim Asllani – Luftetar i UÇK-se dhe Drejtor i Entit per Punesim, e shume personalitete e luftetar te tjere te pranishem.
Në emër të familjes Hoxha i falenderojme secilin veç e veç që ishin pjësëmarrëe në këtë Akademi Perkujtimore për 6 vjetorin e vdekjes se te dashurit tone Komandant Ismet Hoxha – Majori, u jemi mirenjohes perjetesisht.
Perjetesisht ne zemrat tona Axhë Ismet .
Leave a comment