activeBallinaLajme

Masat: BE-ja ndëshkon Kosovën me pezullimin e fondeve të IPA-s, në 2023 fitoi 75 milionë euro

Tensione të thella me aleatët më të mëdhenj dhe një e ardhme e paqartë. Ky është peizazhi aktual në Kosovë, pas sanksioneve të para të Bashkimit Evropian. BE-ja tashmë ka vënë në veprim disa masa sanksionuese ndaj Kosovës për shkak të mos marrjes së veprime për de-eskalim të situatës në veri të Kosovës, të cilët kanë bërë të ditur se Qeveria e Kosovës është njoftuar më 28 qershor. Ndër masat e BE-së, bëhet e ditur se është edhe suspendimi i fondeve në kuadër të IPA 2024.

Kështu është bërë e ditur në një përgjigje nga Bashkimi Evropian për Gazetën Express.

“Programimi i fondeve për Kosovën në kuadër të ushtrimit programor IPA 2024 është vënë gjithashtu në pritje. Propozimet e paraqitura nga Kosova në kuadër të Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF) nuk janë dorëzuar për shqyrtim në Bordin e ËBIF më 29-30 qershor.” – thuhet në përgjigjen e tyre.

Suspendimi i fondit të IPA-së është vetëm një prej masave të ndërmarrura nga BE-ja për të treguar se mungesa e veprimeve të mjaftueshme për të zgjidhur konfliktin në veri të Kosovës nuk do të tolerohet.

Por çfarë kishte përfituar Kosova nga IPA vetëm gjatë vitit 2023?

Katër muaj më parë, zëvendëskryeministri i vendit, Besnik Bislimi dhe ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, kishin nënshkruar marrëveshjen financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin vjetor IPA 2023, në vlerë prej 75 milionë euro të cilat do të shkojnë në fushën e energjisë.

Bislimi para gazetarëve ka thënë se këtë vit marrëveshja financiare ndërmjet Kosovës dhe BE-së i është dedikuar financimit në fushën e energjisë.

“Kosova përfiton 75 milionë euro nga ky program dhe këto do të ndihmojnë në adresimin e ndikimit të krizës energjetike… Marrëveshja hyn në fuqi sot, në ditën e nënshkrimit dhe menjëherë do të bëjmë kërkesë për disbursim të 90 për qind të fondeve të parapara me këtë marrëveshje, pra për 67.5 milionë euro të cilat do të disbursohen shumë shpejt në buxhetin e shtetit tonë.” – tha zv/kryeministri.

Ndërkaq, në njoftimin e BE-së ishte bërë e ditur se 75 milionë euro janë kësti i parë i parave që Kosova do t’i marrë nga pakoja e BE-së për mbështetjen për energji për Ballkanin Perëndimor në vlerë prej 1 miliardë eurosh, të krijuar nga BE-ja dhe shtetet anëtare të saj për t’i ndihmuar rajonit që ta kapërcejë krizën energjetike dhe rritjen e madhe të çmimeve të energjisë që i ka shkaktuar pushtimi i plotë, i pajustifikuar dhe i paprovokuar i Rusisë ndaj Ukrainës.

Gjithashtu me fonde të IPA-s në shkurt të vitit 2023, ishte bërë vënia e gurë-themelit për ndërtimin e objektit të ri për Fakultetit e Shkencave Matematiko-Natyrore.

Ishte vet kryeministri Albin Kurti, ai i cili mori pjesë në ceremoninë e vënies së gurë themelit të këtij fakultetit, i cili kishte falënderuar BE-në për financimin e këtij projekti nga fondet e IPA-s.

“Më lejoni të falënderoj veçanërisht Bashkimin Evropian për financimin e këtij projekti përmes fondeve të IPA-s, si dhe UNOPS-in si partner implementues në realizimin e tij. Uroj realizim të suksesshëm të projektit dhe mezi pres të shoh ndikimin pozitiv, që do ta ketë për universitetin dhe për studentët e ardhshëm të tij.” – kishte thënë Kurti.

Rreth suspendimit të fondeve të IPA-së dhe për masat e tjera ndëshkuese nga Bashkimi Evropian për Kosovës, ka reaguar edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti.

Hoti përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk e ka njoftuar as Kuvendin e Kosovës dhe as qytetarët për këtë situatë.

“Më 28 qershor 2023, BE e paska njoftuar Qeverinë e Kosovës për sanksionet e vendosura: suspendimi i MSA-së, suspendimi i projekteve që financohen nga Korniza Investuese për Ballkanin Perëndimor, pezullimi i fondeve të IPA, pezullimi i takimeve të larta dy palëshe dhe masa të tjera. Qeveria e Kosovës nuk e ka njoftuar as Kuvendin e Kosovës dhe as qytetarët për këtë situatë të re.” – ka shkruar ai.

Hoti ka kërkuar reagim nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani duke thënë se Kosova nuk mund të udhëhiqet nga një kryeministër dhe presidente të cilët i sjellin vendit sanksione.

“Kuvendi duhet të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar dhe për tu dakorduar për kursin e veprimeve. Ku është Presidentja e vendit? Pse nuk po e ushtron funksionin e saj? Ky binom po e çojnë Kosovën në një rrugë tjetër, jo në atë të perëndimit. Një gjë është e qartë: Kosova nuk mund të udhëhiqet nga një Kryeministër dhe Presidente, të cilët i sjellin vendit sanksione në vend të integrimit euro-atlantik.” – ka shkruar Hoti.

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

activeBallinaLajme

Kurti: Po punojmë pa u lodhur çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj...

activeBallinaLajme

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Ballina

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Lajme

FOTO: Katër sekrete për një fizik të jashtëzakonshëm nga Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi për mediat se çfarë gjërash bën...