LajmeSport

Manchester United -Betis 4-1

Mbyllen edhe katër ndeshjet e mbetura të përballjeve të para në raundin e 1/8-ave në Europa League.

Manchester United ngre kokë pas humbjes turpëruese 7-0 me Liverpool, duke fituar me “poker” në ndeshjen e parë me Real Betis 4:1. Të besuarit e Ten Hag nuk e patën të lehtë ndaj spanjollëve, me pjesën e parë që përfundoi 1-1.

Juventus mori një fitore me vuajtje ndaj Freiburg, teksa iu desh një gol i Angel Di Maria në pjesën e dytë për të regjistruar fitoren ndaj gjermanëve.

“Zonja e Vjetër” ishte dominuese në pjesën më të madhe të lojës, megjithatë Freiburg bëri rezistencë. Pas këtij suksesi “bardhezinjtë” udhëtojnë më të qetë drejt Gjermanisë javën e ardhshme.

Sevilla mori një fitore të rëndësishme në shtëpi, me rezultatin 2-0, me avantazhin që u mor nga goli i Jordan. Në fund fitorja ndaj Fenerbahces u vulos nga Lamela që shënoi në minutën e 85’.

Ndërsa Shakhtar-Feyenood u ndanë pa fitues, duke e mbyllur këtë takim të parë mes tyre me barazimin 1-1, me fituesin do të vendoset në Holandë.

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

activeBallinaLajme

Kurti: Po punojmë pa u lodhur çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj...

activeBallinaLajme

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Lajme

FOTO: Katër sekrete për një fizik të jashtëzakonshëm nga Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi për mediat se çfarë gjërash bën...

Lajme

A janë të dobishme thashethemet në punë? Ja si duhet ti trajtoni bisedat me kolegët dhe të shmangni keqkuptimet mes jush

Le ta pranojmë të gjithë, thashethemet konsiderohen kripa dhe piperi i vendit...