Manchester City e ka fituar betejën kundër Arsenalit në luftën e dy skuadrave për titull të kampionit në Premierligë.
“Qytetarët” triumfuan 1:2 kundër “Topçinjve” në stadiumin Emirates në Londër, që i takoi javës së 12-të në elitën e futbollit anglez, shkruan Demokracia.com.
Kevin de Bruyne shfrytëzoi gabimin e Tomiyasu për ta kaluar Cityn në avantazh në minutën e 24-të.
Epërsia e “Qytetarëve” zgjati deri në minutën e 42-të kur Saka u tregua i saktë nga penalltia.
Golin e dytë për ekipin e Pep Guardiolës e realizoi Jack Grealish në minutën e 72-të.
Goditjen e fundit londinezëve ua dha “bomberi” norvegjez Erling Haaland me golin e minutës së 82-të.
Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka u paraqit për 90 minuta për vendasit në këtë derbi.
Kësisoj, Arsenali bie në vendin e dytë me 51 pikë, aq sa ka edhe City që tanimë me goldallim më të mirë bëhet lider
Leave a comment