Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është pajisur me Medaljen më të lartë të Nderit të Francës.
Por ka një problem: presidenti rus, Vladimir Putin, ka të njëjtën medalje.
Presidenti francez Emmanuel Macron, mbërtheu Medaljen e Kryqit të Madh të Nderit rreth krahërorit të Zelenskyt, pasi të dy u takuan në pallatin presidencial francez të enjten, një veprim që Macron tha se kishte për qëllim të tregonte “njohjen e Francës” për trimërinë e Ukrainës që kur Rusia e pushtoi atë gati një vit më parë.
Zelensky, dhëtimin e tij të dytë jashtë vendit që nga pushtimi rus, u takua më 8 shkurt në Paris me Macronin dhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz.
Disa ligjvënës dhe aktivistë francezë i kanë bërë thirrje Macronit të revokojë nderin që i është bërë Putinit me të njëjtën medalje, për shkak të luftës.
Macron nuk e përjashtoi mundësinë e heqjes së nderit të dhënë Putinit nga presidenti i atëhershëm, Zhak Shirak, në vitin 2006.
Macron u tha gazetarëve të premten se një vendim i tillë “ka kuptim serioz dhe duhet të merret në momentin e duhur”.
Ai vuri në dukje se e ka anuluar nderin edhe në të kaluarën.
Macron ia hoqi mirënjohjen e lartë producentit të Hollivudit, Harvey Weinstein, pas akuzave të për abuzime seksuale kundër tij në vitin 2017.
Çiklistit dhe ish-yllit të Tour de France, Lance Armstrong, iu hoq gjithashtu kjo mirënjohje.
Leave a comment