Taste atlas ka publikuar një listë të vendeve legjendare të ëmbëlsirave në mbarë botën, të cilat mund t’i shikoni këtu. Në vend të parë është Pastéis de Belém e Lisbonës.
Pastéis de Belém është një furrë buke e famshme në rrethin Belém të Lisbonës, e njohur për pastat e saj tradicionale pastel de Belém. Që nga viti 1837, kjo delikatesë është bërë sipas një recete sekrete, thuhet se filluan ta pjekin për herë të parë dhe është një krem veze në një pastë sfumuar, e cila piqet e gjitha së bashku, transmeton Demokracia.
Kjo ëmbëlsirë është simbol i kuzhinës portugeze dhe më së miri hahet e ngrohtë, kur është më e shijshme. Edhe pse në fillim duket dhe tingëllon mjaft e thjeshtë dhe e varfër – brumë dhe vezë, kjo ëmbëlsirë është vërtet e veçantë. Si turistët ashtu edhe vendasit shpesh rreshtohen mu përpara furrës së bukës, megjithëse kjo lloj ëmbëlsire mund të gjendet pothuajse në çdo restorant dhe pastiçeri në Portugali. Një vizitë në Pastéis de Belém është ide e mirë për këdo që ndodh të jetë në Lisbonë, mos e humbisni kur të keni mundësinë. /Demokracia
Leave a comment