Sot është mbajtur mbledhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Nga kryeqyteti kosovar akterët qeveritarë kanë nxjerrur përfundimin një ditë pas afatit që kishin caktuar.
Vlera e koeficientit për punonjësit publikë do të jetë 105 euro. Me këtë vlerë të koeficientit-kryetari i shtetit, në këtë rast Vjosa Osmani, do të ketë rrogë mujore afro 1890 euro bruto, duke arritur rrogën më të lartë në vend.
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, që pritet të ketë numrin e koeficientit 12.6 si Kryetar i një komune me 70,000-100,000 banorë, do të arrijë shifrën mujore prej 1344 euro bruto.
Kryesuesja e Kuvendit, Melihate Basholli Latifi dhe Nënkryetari i Komunës, Shpëtim Zhegrova do të marrin rrogë me nga 1,071 euro në muaj, duke ndarë numër të njejtë të koeficientit-10.2.
Kryeministri Kurti është shprehur se kanë projektuar një koeficient me shifër 110 euro nga Janari i vitit tjetër.
Ministri Murati është shprehur i lumtur se buxheti i ndarë për rroga shënon shifrën e 775,5 milion eurove, rreth 100 milion më shumë se vitin e kaluar.