Një studim i ri zbuloi se Leonardo da Vinci, piktori i “Mona Lisa” dhe simbol i Renesansës, ishte vetëm gjysmë-italian, meqenëse nëna e tij ishte skllave nga Kaukazi.
Nëna e tij është menduar për shumë kohë të ketë prejardhje nga Toskana, por profesori i Universitetit të Napolit, Carlo Vecce beson se e vërteta ëshë më shumë e komplikuar, shkruan AFP.
“Nëna e Leonardos ishte skllave çerkeze…e marrur nga shtëpia e saj në Malet e Kaukazit, e shitur dhe rishitur disa herë në Konstatinopol, mandej në Venedik, para se të arrinte në Firenze”, tha Vecce për AFP me rastin e publikimit të librit të tij të ri.
Në qytetin italian ajo takoi një noter të ri, Piero (Peter) da Vinci “dhe djali i tyre quhej Leonardo”.
Gjetjet e Vecce, në të cilat ka kaluar dekada studimi për da Vincin dhe kurimin e punëve të tij, ndodhen në arkivat e Firenzes.
Nga këto gjetje ai ka shkruar romanin “The Smile of Caterina, the mother of Leonardo” (Buzëqeshja e Katerinës, nënës së Leonardos”, për jetën e artistit.
Ndër dokumentet që gjeti është ai i shkruar nga vetë babai i da Vincit, një dokument ligjor emancipimi për Katerinën, “për të rimarrë lirinë dhe për të rimarrë dinjitetin e saj njerëzor”.
‘Fryma e lirisë’
Ky dokument nga viti 1452 dhe u prezantua të martën në një konferencë shtypi në selinë e shtëpisë botuese Giunti në Firenze.
Është shkruar nga “burri që e donte Katerinën, kur ajo ishte ende skllave, i cili i dha këtë fëmijë të quajtur Leonardo dhe (ishte) edhe personi që ndihmoi për ta liruar”, tha Vecce.
Pohimi i tij ofron një ndryshim rrënjësor të perspektivës për da Vincin, i cili besohej se ishte produkt i një lidhjeje midis Peter da Vincit dhe një gruaje tjetër, fshatares së re toskane Caterina di Meo Lippi.
I lindur në vitin 1452 në një fshat jashtë Firenzes, da Vinci e kaloi jetën e tij duke udhëtuar nëpër Itali përpara se të vdiste në Amboise, Francë në vitin 1519 në oborrin e mbretit Françesku 1.
Vecce beson se jeta e vështirë e nënës së tij “emigrante” pati ndikim në punën e djalit të saj briliant.
“Caterina i la Leonardos një trashëgimi të madhe, sigurisht shpirtin e lirisë,” tha ai, “i cili frymëzon të gjithë punën e tij intelektuale shkencore”.
Da Vinci ishte një polimat, një artist që zotëronte disa diciplina duke përfshirë skulpturën, vizatimin, muzikën dhe pikturën, por edhe inxhinierinë, anatominë, botanikën dhe arkitekturën.
Disa mund ta konsiderojnë idenë se ky mishërim i “njeriut të Rilindjes” ishte produkt i një bashkimi të tillë shumë të mirë për të qenë i vërtetë.
Por, Paolo Galluzzi, një historian i da Vincit dhe anëtar i akademisë shkencore prestigjioze Lincei në Romë, tha se është “deri tash më i bindshmi”.
Duke folur për AFP, Vecce theksoi cilësinë e dokumenteve të zbuluara nga kolegu i tij, duke shtuar se “duhet të mbetet një minimum dyshimi, sepse nuk mund të bëjmë një test të ADN-së”.
Galluzzi tha se ai gjithashtu nuk ishte i befasuar.
Periudha, në të cilën lindi da Vinci shënon “fillimin e modernitetit, shkëmbimet midis njerëzve, kulturave dhe qytetërimeve që lindi botën moderne”, tha Galluzzi.
Leave a comment