Lajme

Lajçak takon  Bislimin, paralajmëron vizitë në Kosovë për ta nisur zbatimin e marrëveshjeve

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se pas takimit të nivelit të lartë në Bruskel, ka zhvilluar një takim me zëvendëskryeministrin e Kosovës për dialogun, Besnik Bislimi.

Lajçak në njoftimin e tij, ka paralajmëruar edhe një vizitë në Kosovë së shpejti, për t’i diskutuar modalitetet e implementimit të propozimit franko-gjerman, tashmë të pranuar nga Kosova dhe Serbia.

“Pasoi një takim me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, pas takimit të djeshëm për Dialogun. Duke planifikuar një vizitë në Kosovë së shpejti për t’i diskutuar modalitetet e implementimit”, ka thënë ai.

Lajçak, ka bërë të ditur, se gjatë takimit me Bislimin e ka theksuar rëndësinë e pajtimit mbi aneksin e implementimit, për t’u siguruar se çdo gjë e dakorduar, do të zbatohet.

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

activeBallinaLajme

Kurti: Po punojmë pa u lodhur çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj...

activeBallinaLajme

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Lajme

FOTO: Katër sekrete për një fizik të jashtëzakonshëm nga Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi për mediat se çfarë gjërash bën...

Lajme

A janë të dobishme thashethemet në punë? Ja si duhet ti trajtoni bisedat me kolegët dhe të shmangni keqkuptimet mes jush

Le ta pranojmë të gjithë, thashethemet konsiderohen kripa dhe piperi i vendit...