activeKryesoreLajme

Lajçak: Pranimi i planit nga Kosova dhe Serbia, zvogëlon hapësirën e Rusisë për ndërhyrje në Ballkan

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka thënë sot se pranimi i propozimit të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës do të zvogëlojë hapësirën për ndërhyrjen e Rusisë në ngjarjet në rajon dhe do krijimin e kaosit.

“Pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është më i rëndësishëm se kurrë për Bashkimin Evropian”, ka thënë Lajçak gjatë konferencës online “Evropa dhe Rusia në Frontin Ballkanik”, organizuar nga Instituti Italian për Studime Politike Ndërkombëtare.

Siç raportojnë mediat serbe, ai ka vlerësuar se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë problem kyç për të gjithë rajonin, i cili bllokon normalizimin e Ballkanit Perëndimor dhe lirinë e lëvizjes.

“Pranimi i marrëveshjes do të ishte një mesazh pozitiv për të gjithë rajonin”, ka thënë Lajçak.

Duke thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq janë pajtuar se nuk ka nevojë për bisedime të reja për tekstin e marrëveshjes, Lajçak ka thënë se duhet të përcaktohet rendi i hapave të ardhshëm, afatet dhe kush duhet të bëjë atë që duhet të bëjë.

“Kemi krijuar anekse në lidhje me zbatimin e marrëveshjes. Pas bisedimeve të mia në Prishtinë dhe Beograd, është duke u përgatitur një version i ri i aneksit, i cili do të diskutohet në Ohër të shtunën”, ka thënë Lajçak.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pritet të takohen në Ohër të Maqedonisë së Veriut më 18 mars, për të diskutuar zbatimin e planit 11-pikësh të BE-së.

Dy udhëheqësit u dakorduan muajin e kaluar se përmbajtja e tij nuk ka nevojë të diskutohet më tej.

Plani i BE-së nuk e obligon Serbinë që ta njohë pavarësinë e Kosovës, por dy vendet do t’i njihnin dokumentet e njëra-tjetrës, si: pasaportat, diplomat dhe targat.

Serbia, gjithashtu, nuk do ta bllokonte anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Plani, po ashtu, u kërkon palëve që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tash në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë atë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Ky asociacion, i dakorduar qysh në vitin 2013, do t’i mundësonte komunitetit serb të menaxhojë çështje të tilla si: zhvillimi ekonomik, arsimi, shëndetësia dhe planifikimi urban dhe rural në zonat e tij.

Qeveria e Kosovës refuzon ta formojë, duke argumentuar se asociacionet njëetnike shkelin Kushtetutën e saj dhe kërcënojnë funksionalitetin e shtetit.

me Qeveria e Serbisë, në anën tjetër, e sheh Asociacionin si mbrojtje të rëndësishme për serbët në Kosovë.

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

activeBallinaLajme

Kurti: Po punojmë pa u lodhur çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj...

activeBallinaLajme

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Lajme

FOTO: Katër sekrete për një fizik të jashtëzakonshëm nga Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi për mediat se çfarë gjërash bën...

Lajme

A janë të dobishme thashethemet në punë? Ja si duhet ti trajtoni bisedat me kolegët dhe të shmangni keqkuptimet mes jush

Le ta pranojmë të gjithë, thashethemet konsiderohen kripa dhe piperi i vendit...