Kuvendi i Kosovës nuk i ka dhënë dritën jeshile marrëveshjes së nënshkruar nga ministri i Financave me Fondin OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar për marrjen e një kredie deri në 40 milionë dollarë si mbështetje buxhetore.
Fillimisht, ministri Hekuran Murati, i njoftoi ligjvënësit se ka nënshkruar këtë marrëveshje, teksa kërkoi që të miratohet.
“Marrëveshja e kredisë për financat publike kap vlerën prej 40 milionë dollarë amerikanë, dhe është në formën e mbështetjes buxhetore të drejtpërdrejt për buxhetin e Kosovës. Kjo marrëveshje vjen si vazhdimësi për marrëveshjen për politika zhvillimore që ka qenë me bankën botërore”, tha ai.
Arsyetimi për të mos e votuar këtë marrëveshje, sipas opozitës, ishte se ajo nuk ndërlidhet me ndonjë projekt kapital.“Edhe ne konsiderojmë që është e rëndësishme që kjo marrëveshje të lidhet për ndonjë projekt kapital siç tha edhe Hoti”, ka thënë shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.
Leave a comment