Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar të shtunën Shoqatën e ish të burgosurve politikë, në 42-vjetorin e demonstratave të vitit 1981.
Ai u mirëprit nga kryetari i shoqatës, Shefik Sadiku dhe anëtarë të kryesisë së kësaj shoqate.
“Në këtë përvjetor të demonstratave që shënuan fillimin e një procesi që çoi deri në zhbërjen e Jugosllavisë e deri në çlirimin e vendit, ata kujtuan e rikujtuan ngjarjet dhe rrugën që ato trasuan”
Gjatë vizitës, Kurti ka thënë se forca dhe guximi i studentëve dhe rinisë atëbotë janë shembull që duhet ndjekur çdo ditë.
“Forca, guximi dhe organizimi i studentëve, rinisë dhe punëtorëve atëbotë përballë shtypjes së dhunshme dhe padrejtësisë sistematike janë shembull i vetëdijes që duhet ndjekur për çdo ditë dhe përkujtuar për çdo vit”, ka theksuar Kurti.
Leave a comment