Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për mundësinë e zvogëlimit të forcave policore nëpër objektet e komunave në veri të vendit.
Megjithatë, Kurti ka thënë se për të ndodhur një gjë e tillë, duhet që të largohen bandat të cilat adhurojnë Sllobodan Millosheviqin dhe Vladimir Putinin.
Kurti ka thënë se pa polici nuk ka mundësi të mos mbrohen asetet publike nga bandat e këtilla. Kurti ka thënë se në momentin kur ato largohen atëherë mund të zvogëlohet numri i policëve.
“Unë natyrisht mund ta paramendoj zvogëlimin e policisë në ndërtesat e komunave atëherë kur të largohen këto banda që adhurojnë Millosheviqin e Putinin. Ata ose le të shkojnë në Serbi, ose duhet t’i çojmë në burg. Mirëpo s’ka mundësi që të mos i mbrojmë asetet publike nga bandat e këtilla. Kur të largohen mund ta zvogëlojmë numrin”, ka thënë Kurti.
Leave a comment