activeKryesoreLajme

Kurti takohet me eurodeputetin bullgar, merr mbështetje për aplikimin e Kosovës në BE

Gjatë qëndrimit dy ditor në Strasburg, Kryeministri i vendit, Albin Kurti, bashkë me ambasadorin e Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami dhe zëvendësministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, takuan eurdeputetin bullgar, Andrey Kovatchev, nga grupi i Partisë Popullore Evropian.

Eurodeputeti në këtë takim tha se heqja e vizave për Kosovën duhet të bëhet sa më shpejtë teksa shtoi se Kosova e ka mbështetjen e tij të plotë për aplikimin në Bashkimin Evropian.

“Eurodeputeti Kovatchev theksoi se heqja e regjimit të vizave për Kosovën duhet të vazhdojë pa vonesa, teksa kanë mbetur edhe pak hapa deri në përfundimin e këtij procesi. Ai po ashtu dha mbështetjen e tij të plotë për aplikimin e Kosovës në Bashkimin Evropian”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Ndër të tjera në takim u diskutua edhe për takimin e radhës mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e BE-së që do të mbahet në Ohër më 18 mars, si dhe për pritjet që kanë nga ky takim.

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

activeBallinaLajme

Kurti: Po punojmë pa u lodhur çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj...

activeBallinaLajme

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Lajme

FOTO: Katër sekrete për një fizik të jashtëzakonshëm nga Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi për mediat se çfarë gjërash bën...

Lajme

A janë të dobishme thashethemet në punë? Ja si duhet ti trajtoni bisedat me kolegët dhe të shmangni keqkuptimet mes jush

Le ta pranojmë të gjithë, thashethemet konsiderohen kripa dhe piperi i vendit...