activeKryesoreLajme

Kurti raporton në Kuvend të enjten për dakordimin në Ohër

Shefja e Grupit Parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari, ka njoftuar se gjatë kësaj jave do të mbahen dy seanca plenare, në njërën prej të cilave do të flasë kryeministri Albin Kurti lidhur me dakordimin e arritur më 18 mars në Ohër.

Në konferencën për media pas mbledhjes së mbajtur të Kryesisë së Kuvendit, Kusari ka thënë se seanca e parë do të mbahet të mërkurën, ndërsa ajo ku do të raportojë Kurti, do të mbahet të enjten. Në seancën e së enjtes do të mbahet gjithashtu diskutimi për dyvjetorin e qeverisë.

“22 mars me fillim nga ora 12. Agjendë do të ketë pikat e papërfunduar në seancat e mbajtura më 19 janar, 2 shkurt, 9 shkurt, 13 shkurt dhe 9 mars. Me këtë do të përmbyllen pikat e papërmbyllura të seancave të mëhershme. Kryesua u dakordua për një seancë të re më 23 mars, ditën e enjte, dy pikat e rregullta të rendit të ditës ajo e deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare të hiqen në mënyrë që të ofrohet mundësi dhe kohë të kemi njoftimin e kryeministrit Kurti për takimin e Ohrit. Gjithashtu do të mbahet diskutimi edhe për dy vjetorin e qeverisë”, ka thënë ajo.

Kusari më tej ka theksuar se në Ohër ka pasur dakordim në parim, përderisa ende mbetet të shihet plani më tutje.

“Sa i përket diskutimit me kryeministrin Kurti, takim formal me të si GP do të kemi në ditën ën vijim, gjithashtu kryeministri do t’i drejtohet edhe Kuvendit në ditën e enjte. Parashihet që deklarata për personat e pagjetur e cila tashmë vetëm është e dakorduar por ka mbetur pa u nënshkruar, të jetë pikë e zbatimit. Do të varet shumë nga qasja e ndërmjetësit për shkak se garantuesi kryesor në mungesë të nënshkrimit nga ana e Serbisë, mbetet BE-ja dhe SHBA-ja. Këto pika të marrëveshjes do të jenë pjesë e kapitullit 35 për Serbinë në procesin e integrimit gjë cila në rast nuk zbatohet, do të ndalej komplet procesi i integrimit të Serbisë, kjo është garancia e vetme për Kosovën, qasja dhe sanksionet ndërkombëtare në raport me procesin e integrimit”, ka shtuar ajo.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka thënë se kjo parti pret që të enjten përveç raportimit të Kurtit, të jetë në rend dite edhe shkarkimi i ministres së Industrisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

“Si PDK edhe sot kemi propozuar ta kemi në rend dite së shpejti projektligjin për pensionimin e parakohshme të Policisë së Kosovës, tash e sa kohë Komisioni për Siguri është duke e bllokuar këtë projektligj të rëndësishëm në Komision, ndonëse kanë kaluar afatet e bazuara në rregullore, ne kemi kërkuar edhe sot që ky projektligj të vijë në seancë për të marrë mbështetjen e deputetëve. PDK-ja pret që të enjten ta kemi në rend dite edhe shkarkimin e zonjës Hajdari. Për shkak të shkeljeve të njëpasnjëshme në Ministrinë e Industrisë dhe Tregtisë”, ka thënë ajo.

Ajo shtoi se Partia Demokratike e Kosovës ka vërejtje lidhur me marrëveshjen, të cilat presin t’i diskutojnë të enjten.

“Ka një shqetësim serioz me kompetencat që i jepen një komuniteti serb në Kosovë. Ne kemi vërejtje serioze me marrëveshjen të cilat presim që ti diskutojmë ditën e enjte. Kryeministri dje kishte lojë fjalësh se çka quajmë vetëmenaxhim e vetadministrimit ashtu siç bën gjithmonë. Detajet, shqetësimet, adresimet tona do t’i japim ditën e enjte”, është shprehur ajo.

Ndërsa deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka thënë se kryeministri Albin Kurti është dashur që vetë të lajmërojë dhe të raportojë brenda deputetëve mbi procesin e dialogut dhe për dakordimin e marrëveshjes.

“Kryeministri është dashur vet që të lajmërohet dhe të raportojë para deputetëve. Të raportoj mbi procesin e dialogut por edhe për dakordimin e marrëveshjes e cila për ne është në kundërshtim të plotë me synimet tona. Takimi i Ohrit e ka shpërfaqur mashtrimin 15-vjeçar të kryeministrit apo të kauzave të rreme të Lëvizjes Vetëvendosje. Kjo që është parë, neve do të na kushtojë shumë në kuptimin e përgjegjësive të cilat janë marrë. Përtej obligimit të asociacionit pjesa që është marrë e vetëmenaxhimit nuk përkthehet ndryshe vetëm krijimi i një pushteti të ri”, ka thënë ai.

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

activeBallinaLajme

Kurti: Po punojmë pa u lodhur çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj...

activeBallinaLajme

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Lajme

FOTO: Katër sekrete për një fizik të jashtëzakonshëm nga Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi për mediat se çfarë gjërash bën...

Lajme

A janë të dobishme thashethemet në punë? Ja si duhet ti trajtoni bisedat me kolegët dhe të shmangni keqkuptimet mes jush

Le ta pranojmë të gjithë, thashethemet konsiderohen kripa dhe piperi i vendit...