Partia Socialdemokrate është dënuar me 20 mijë euro nga Agjencia e Informimit dhe Prvitatësisë “për shkelje të të dhënave personale” ndërsa Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për Xuxin në Radio Kosova 1 pyetur se a mund të bëhet gjë “që t’u falet gjoba” thotë se këtu nuk është çështje shokësh por institucionesh të pavarura.
“Ka shumë që janë gjobitur nga i njëjti institucion. Këtu s’ka çka të bëjë Qeveria…Këtu nuk ka shokë, por bëhet fjalë për institucione të pavarura”, tha Albin Kurti.
Në çështjen e gjobitjes së PSD-së, Albin Kurti tha se “ne aty nuk mund të ndërhyjmë” sepse në shkurt të vitit 2021 “ne kemi fituar vetëm në një shtyllë të pushtetit” dhe se “ai agjencion është jashtë domenit të ekzekutivit”.
“Në Kuvendin e Kosovës nuk jemi vetëm ne, aty është edhe opozita”, tha ai.
Leave a comment