activeKryesoreLajme

Kurti: Nëse Serbia është ithtare e asociacioneve, do të duhej ta bënte edhe në vendin e saj

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka komentuar deklarimet e emisarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, se Asociacioni nuk është çështje për të cilën vendos një person, pasi sipas tij është një marrëveshje dhe obligim ndërkombëtar për të cilën ka rënë dakord Kosova. 

Këto komente Kurti i bëri në një intervistë për televizionin turk TRT, shkruan Syri.net Kosova

“Nëse Serbia është ithtare e asociacioneve ajo do të duhej ta bënte edhe në vendin e saj sepse në Serbi 20 për qind e popullsisë janë minoritete. Z. Escobar është shumë aktiv dhe shumë i përfshirë dhe unë e mirëpres këtë. Ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe fer. Dhe, ajo për çfarë unë kam thënë për Asociacionin janë qëndrime të mijat, nuk janë gjykime personale. Vullneti i popullit të Kosovës, kushtetutshmëria dhe ligjshmëria, janë gjërat që mua më bënë të them se së pari të them që njëherë njohja e ndërsjellë, dhe vetëm më pastaj të ketë ndonjë lloj Asociacioni”, ka thënë Kurti .

Kreu i qeverisë, Albin Kurti, duke folur për asociacionin e kujtoi atë se çfarë ka ndodhur në Bosnjë dhe Hercegovinë, krijimi i Republikës Serbe.

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

activeBallinaLajme

Kurti: Po punojmë pa u lodhur çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj...

activeBallinaLajme

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Lajme

FOTO: Katër sekrete për një fizik të jashtëzakonshëm nga Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi për mediat se çfarë gjërash bën...

Lajme

A janë të dobishme thashethemet në punë? Ja si duhet ti trajtoni bisedat me kolegët dhe të shmangni keqkuptimet mes jush

Le ta pranojmë të gjithë, thashethemet konsiderohen kripa dhe piperi i vendit...