Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim britanikun Michael Wood, që e kishte prirë ekipin ligjor të Kosovës para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në vitin 2010.
Kurti ka falënderuar Woodin për kontributin. GJND-ja në vitin 2010 konkludoi se pavarësia e Kosovës nuk kishte shkelur të drejtën ndërkombëtare.
“Kryeministri Kurti e falënderoi z. Ëood për kontributin e tij, veçanërisht në mbrojtjen ligjore të së drejtës ndërkombëtare të Kosovës me rastin e shpalljes së pavarësisë. Opinioni këshilldhënës i GjND-së i vitit 2010 që konkludon se pavarësia e Kosovës nuk kishte shkelur të drejtën ndërkombëtare, përbën një nga datat themelore të historisë së shtetit të Kosovës, andaj, kryeministri Kurti tha se është kënaqësi të mirëpres e të takohet me z. Ëood pikërisht në vigjilje të 15-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë. Gjatë takimit kryeministri Kurti e njoftoi për të arriturat në vend, për zhvillimet aktuale, për reformat e ndërmarra në funksion të zhvillimit ekonomik, luftën kundër krimit dhe korrupsionit si dhe për forcimin e demokracisë. Ai diskutoi me z.Ëood edhe për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe procesin e dialogut, për të cilin kryeministri tha se Republika e Kosovës në vazhdimësi ka qenë kontruktive dhe kreative në shërbim të normalizimit të plotë të marrëdhënieve me njohje reciproke në qendër”, thuhet nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës.
Leave a comment