Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot mori shumë duartrokitje në Kuvendin e Kosovës kur e përmendi Policinë e Kosovës.
Kurti tha se Policia e ka mbështetjen e Qeverisë e të popullit të Kosovës, shkruan Demokracia.com.
Por, ai u tha deputetëve që ta përkrahin Policinë e Kosovës. E kjo pjesë e fjalimit e entuziazmoi grupin parlamentar të VV-së, pasi të njëjtin e duatrokitën Kurtin për këtë fjalim.
“A e kuptoni pra me çfarë kemi të bëjmë? Me milici fashiste dhe për këtë përballje, Policisë së Kosovës i duhet përkrahja e nga Qeveria e Republikës së Kosovës. E ka. Policisë së Kosovës i duhet Kuvendi i Kosovës. Ju tregoni a e ka. Policisë së Kosovës, i nevojitet populli i Kosovës. E ka. Pra është në dorën tonë kjo fitore e radhës për sundim të ligjit dhe kushtetushmëri. Policia jonë ka nevojë për mbështetje, jepjani këtë mbështetje” , deklaroi Kurti.
Por Kurti e përmend Policinë vetëm kur i duhet për ca duartrokitje e për të entuziazmuar qytetarët. Thekson Demokracia.com
Qeveria e Albin Kurtit, i ka lënë qe pesë muaj pa pagesën e shtesës së rrezikshmërisë policët, të cilët ballafaqohen me situata shumë të vështira.
Kurti i ka lënë pa shtesa policët, të cilët për të bërë “shoun” e tij politik i çon shpesh mes kriminelëve serbë për të cilët flet çdo ditë.
Madje që nga muaji i kaluar Kurti ua ka ndalur policëve edhe pagesën e orëve shtesë, ndonëse ata qëndrojnë në veri shpesh deri në 50 orë
Leave a comment