Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë sot se është optimist për takimin që do të zhvillohet sot në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
Ai po ashtu tha se sot në takimin trilateral do ta bëjë më të mirën për Kosovën.
“Nga këtu do të shkoj për takim me presidentin Pendarovckin dhe pastaj kemi takimet bilaterale me ndërmjetësit evropian, përkatësisht me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Josep Borell dhe emisarin e tij për Ballkan dhe dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak që i paraprinë takimit trilateral,ka theksuar për telegrafin.
Liqeni i Ohrit është liqen tektonik, mirëpo është vend i qetë dhe i bukur siç po e shihni dhe ju vet që jeni këtu. Jam optimist, i vëmendshëm dhe do të bëjmë më të mirën për Republikën e Kosovës, kushtetutshmërinë, sovranitetin, integritetin territorial, interesin publik dhe të popullit për të gjithë qytetarët pa dallim sepse unë jam kryeministër i Republikës së Kosovës”, ka thënë Kurti
Leave a comment