Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, duke komentuar pranimin e propozimit franko-gjerman nga kryeministri Kurti ka thënë se propozimi është bazë e mirë për vazhdimin e dialogut, por tha se plani duket se nuk e ka formën e marrëveshjes finale me Serbinë.
Sipas tij, ky plan ka njohjen de- facto, pra sipas tij pranimi i pavarësisë bëhet në mënyre të tërthortë.
“Ky plan i është kërkuar nga propozuesit që të mbetet sekret për shkak që palët janë në bisedime vetëm atyre mund të i prezantohet sepse procesi mund të shkatërrohet.Para tre muajsh kryeministri Kurti ka thënë se plani është bazë e mirë për vazhdimin e bisedimeve në Bruksel dhe nuk e di pse gjithë ky pluhur tash për të. Plani është kompromis për shkak se nuk e ka njohjen legale por e ka njohjen de-facto. Pranimi i pavarësisë bëhet në mënyrë të tërthortë, pra nuk bëhët me një marrëveshje ndërshtetërore me Serbinë, por me marrëveshje me BE-në. Rreziku i dytë po ashtu hiç i lehtë, duket se nuk e ka formën e marrëveshjes përfundimtare dhe kjo është rrezik i madh. Pastaj kjo do të jetë taktit e Serbisë për të sekuancuar marrëveshjen bazike dhe rreziku i dytë është qëtë krijohet momenti që ndoshta edhe mund të jetë njohje legale, por Kosovës mund ti kërkohet diçka edhe më shumë siç po i kërkohet tani.”, tha Konjufca.
Leave a comment