Lajme

Kryediplomati i Austrisë: Kosova të ndërpres aksionet e policisë afër objekteve komunale në veri

Alexander Schallenberg, ministër i Punëve të Jashtme i Austrisë, është deklaruar rreth zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës.

Në një prononcim për portalin serb të Kosovës, “Kosovo Online”, Schallenberg vlerësoi se situata në veri të Kosovës është jo stabile. Për këtë gjendje jo stabile, Schallenber e drejtoi gishtin nga Kosova, duke thënë se përgjegjësia tani bie mbi Prishtinës.

Ai vlerësoi se kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare janë të qarta.

“Pritjet e BE-së dhe Austrisë janë të qarta, posaçërisht drejtuar Kosovës, që janë ndërprerja e aksioneve të policisë rreth objekteve komunale në veri, të cilët duhet të sigurohen që kryetarët e kryejnë punën e tyre në lokacione të tjera dhe organizojnë zgjedhje të reja sa më shpejt që të jetë e mundur, në të cilat presim pjesëmarrjen e serbëve në veri të Kosovës.” – deklaroi ai, trasmeton Kosova online

“Status quo-ja nuk mund të mirëmbahet dhe Prishtina duhet të kuptojë që është e nevojshme të krijohet një situatë në të cilën të gjithë ndihen të sigurtë” – tha ai.

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

activeBallinaLajme

Kurti: Po punojmë pa u lodhur çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj...

activeBallinaLajme

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Lajme

FOTO: Katër sekrete për një fizik të jashtëzakonshëm nga Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi për mediat se çfarë gjërash bën...

Lajme

A janë të dobishme thashethemet në punë? Ja si duhet ti trajtoni bisedat me kolegët dhe të shmangni keqkuptimet mes jush

Le ta pranojmë të gjithë, thashethemet konsiderohen kripa dhe piperi i vendit...