Lajme

Kreu i CIA-s: Kina po shqyrton dërgimin e armëve në Rusi

Kreu i inteligjencës amerikane e njohur si CIA, William Burns, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara janë të bindura se Kina po shqyrton dërgimin e armëve vdekjeprurëse në Rusi, por deri më tani informacionet e inteligjencës nuk tregojnë nëse Pekini ka marrë përfundimisht këtë vendim.

“Jemi të bindur se udhëheqësia kineze po shqyrton furnizimin e Rusisë me armë vdekjeprurëse. Por nuk kemi parë nëse është marrë vendimi përfundimtar apo dëshmi për dërgimin e këtyre armëve”, shtoi drejtori i CIA-s.CNN të premten raportoi se Shtetet e Bashkuara kanë informacione nga inteligjenca, se qeveria kineze po shqyrton dërgimin e dronëve dhe municionit në Rusi, të cilat do të mund t’i përdornin në luftë në Ukrainë.

Kjo nuk është hera e parë që Shtetet e Bashkuara alarmojnë se Kina po mëton ta ndihmojë Rusinë në luftën në Ukrainë, e në veçanti që kur Moska u godit nga sanksionet e perëndimit.

Megjithatë deri më tani ka patur reagime të shumta nga zyrtarë të lartë amerikanë, të cilët nuk kanë raporte të mira me Kinën që nga rrëzimi i balonës spiune kineze mbi hapësirën ajrore të Shteteve të Bashkuara

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

activeBallinaLajme

Kurti: Po punojmë pa u lodhur çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj...

activeBallinaLajme

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Lajme

FOTO: Katër sekrete për një fizik të jashtëzakonshëm nga Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi për mediat se çfarë gjërash bën...

Lajme

A janë të dobishme thashethemet në punë? Ja si duhet ti trajtoni bisedat me kolegët dhe të shmangni keqkuptimet mes jush

Le ta pranojmë të gjithë, thashethemet konsiderohen kripa dhe piperi i vendit...