Kryeministri i Kosovës Albin Kurti sot në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje ka deklaruar se në gati 2 vite qeverisje nuk ka ndodhur asnjë skandal.
Lidhur me këtë ka reaguar deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, duke listuar disa ngjarje politike në Kosovë që sipas saj janë skandale politike të Qeverisë Kurti.
Ajo ia ka përmendur Kurtit çështjen e Martin Berishajt, shtrenjtimin e energjisë e të produkteve bazë ushqimore.
“E kapën RTK-në, BQK-në e Bordet e Ndërmarrjeve Publike”, ka shkruar Krasniqi.
Postimi i plotë i Krasiqit, pa ndërhyrje:
Kryeministri Kurti paska deklaruar sot se në 2 vitet e qeverisjes së tij nuk ka ndodhur asnje skandal.
Mashtrues i llojit të vet!
REALITETI: 2 vjet Qeverisja Kurti – Skandale, nepotizëm, dështim, kthim mbrapa, zhgënjim e çka jo tjetër.
⚫ Skandali Martingate! – Afera më e madhe korruptive është ajo e ambasadorit të Republikës së Kosovës në Republikën e Kroacisë z. Martin Berishaj.
⚫ E kapen RTK-në, BQK-në, Bordet e Ndërmjarreve Publike, etj..
⚫ Detyruan mijëra të rinjë e të reja të braktisin vendin, pa shpresë për ditë më të mira, në mesin e tyre edhe policë, mjekë, ushtarë
⚫ Ryshfet me grante nga zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal
⚫ Shënuan rekord të importit të mallrave nga Serbia në 371 milion euro në vit!
⚫ Shtrenjtim 100% i energjisë elektrike
⚫ Shtrenjtuan produktet bazike prej 50%
⚫️ E mbyllur për media dhe përçarëse
⚫ Nuk e ndërtuan asnjë çerdhe
⚫ Nuk e ndërtuan asnjë banesë për çiftet e reja, por vetëm e rriten tatimin në pronë
⚫ Nuk filluan punimet në asfaltim, Mitrovicë, Pejë, Gjilan, Gjakovë e Podujevë
⚫ Nuk e sollen asnjë njohje të re të Pavarësisë së Kosovës
⚫ Nuk ndodhi asnjë anëtarësim në organizatat ndërkombëtare…
Dështimi dhe skandalet do të vazhdojnë të thellohen në ditët në vijim, me qeverinë Kurthi!
Leave a comment