activeKryesoreLajme

Krasniqi akuzon VV-në: Astrit Deharin e patën për fushata, nuk u duhet më


Ish-anëtari i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi, ka akuzuar partinë në pushtet se rastin e aktivistit Astrit Deharit e ka shfrytëzuar vetëm për fushata.

Të enjten, deputeti i kësaj partie, Haki Abazi, ka kërkuar nga Prokuroria që të intervistojë kryeministrin Albin Kurti, ministren Albulena Haxhiu e zyrtarë të tjerë të VV-së për zhdukjen e mostrave të Deharit. Sipas tij, ka video që tregojnë se kush i ka marrë mostrat nga Instituti i Mjekësisë Ligjore. “Si është e mundur që në pushtetin e VV-së të zhduken mostrat e Deharit dhe kryeministri Kurti të mos ta thotë asnjë fjalë. Ne si shoqëri, si deputetë, nuk mund të rrimë të heshtur përballë një procesi të këtillë. Ne duhet ta kryejmë punën tonë për ta kryer këtë deri në fund. Dihet qartë se kush ka hyrë te frigoriferi, i ka nxjerr mostrat që kanë qenë të vendosura nën mostrat e tjera. IML-ja është 24 orë e monitoruar me kamera”, ka thënë ai në konferencë për media të enjten.

Mostrat e Deharit u zhdukën në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pati thënë se ky veprim ka për qëllim që të dështojë përfundimisht procesi hetimor për vdekjen e Deharit. U pezulluan nga puna katër zyrtarë të Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML). Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, u gjet i vdekur në qelinë e burgut në Prizren në nëntor të vitin 2016, ku po mbahej i paraburgosur nën dyshimin se kishte kryer sulm ndaj ndërtesës së Kuvendit bashkë me disa aktivistë të tjerë. Teksa Prokuroria atëkohë pati thënë se është vetëvrasje, familja në vazhdimësi ka insistuar se bëhet fjalë për vrasje.

“Ende pa ardhë Albin Kurti n’pushtet, kemi paralajmëru që nuk do ta zbardhë rastin e Astritit. Kemi kërku drejtësi tash e 2 vite, e asnjë gur s’është lëvizë prej kësaj Qeverie për ta vënë drejtësinë në vend. Çdo ditë që po kalon, po dëshmohet pa dyshim, që le që këta nuk do të sjellin drejtësi, por edhe do ta sabotojnë atë. Sepse nuk u konvenon. Astritin e patën për fushata elektorale. E kur ato u kryen, nuk u duhet më. Përveç përkujtimeve hipokrite tek varri i tij. Por ne s’do t’i lëmë të qetë, pa e sjellë drejtësinë. #drejtesiperAstritin” ka shkruar Krasniqi në Facebook të enjten pasdite.

Pas deklaratave të Abazit, Prokuroria ka njoftuar se do ta ftojë deputetin për intervistim.

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

activeBallinaLajme

Kurti: Po punojmë pa u lodhur çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj...

activeBallinaLajme

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Lajme

FOTO: Katër sekrete për një fizik të jashtëzakonshëm nga Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi për mediat se çfarë gjërash bën...

Lajme

A janë të dobishme thashethemet në punë? Ja si duhet ti trajtoni bisedat me kolegët dhe të shmangni keqkuptimet mes jush

Le ta pranojmë të gjithë, thashethemet konsiderohen kripa dhe piperi i vendit...